Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu.
“Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”. Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës” . thuhet në postimin e plotë të FSK-së.
Tutje, kanë shkruar se në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese, reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit./Njeshi/