27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”

Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku janë validuar dy kompani të regjimentit.

Validimi i kompanive synon të sigurojë që njësitë ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.

Ky mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar, në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të regjimentit në tërësi, njofton FSK.

“Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe performancës taktike dhe fizike në nivel të kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...