Forca e Sigurisë së Kosovës, pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë e kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët.
“Aviatorët e Ushtrisë së ShBA-së dhe ushtarët e Ushtrisë Gjermane të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga #NATO #KFOR u bashkuan për të realizuar stërvitje të ngarkesës së nxehtë dhe të ftohtë dhe të familjarizohen me helikopterin UH-60M Blackhawk”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
“Kjo stërvitje ua mundëson njësive të terrenit dhe ekuipazheve të fluturakeve t’i kuptojnë më mirë nevojat dhe kapacitetet e njëri-tjetrit në misione”.
Komunikata vijon të thotë që ushtarët e KFOR-it vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të qëndrojnë të përgatitur për futje ajrore, qoftë për reagime emergjente, apo për patrullime të kufirit. /Njeshi/