Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve në këtë fushë të rëndësishme ushtarake.
Kursi është realizuar nën udhëheqjen e instruktorëve të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare, me mbështetje të instruktorëve nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komanda e Forcave Tokësore.
FSK thekson se qëllimi i këtij kursi ishte rritja e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve në fushëbetejë dhe përgatitja e tyre për sfida konkrete në operacione luftarake dhe misione ushtarake.