8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Ftesa e kreut të VV’së për Krasniqin e Abdixhikun, Muharremi: Kurti nuk ka shumë mundësi, ose të bashkëpunojë ose zgjedhje

Pas gjashtë përpjekjesh të dështuara për të siguruar vota në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentares kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ftuar për konsultime krerët e PDK’së, Memli Krasniqin dhe të LDK’së, Lumir Abdixhikun.

Kurti përballë refuzimeve për Albulena Haxhiun e ka përsëritur plotë 7 herë kandidimin e saj duke dështuar 6 herë ndërsa një herë kryesuesi i VV’së nuk e ka hedhur në votim.

Duke parë që “përsëritja e veprimit të njëjtë s’po sjell rezultat tjetër”, Kurti ka provuar t’i thërras krerët e PDK e LDK. Zyrtarë të VV’së e kanë konfirmuar se ky subjekt ka zhvilluar negociata me Fatmir Limajn por si duket pa rezultate, kreu i NISMA’s dhe deputët e këtij subjekti s’i kanë dhënë votat për Haxhiun.

Duke i komentuar ftesat e sotme analisti Shenoll Muharremi, në një përgjigje  thotë se, Kurti s’ka shumë mundësi, ose të bashkëpunojë ose zgjedhje.

“Nuk e di nëse është manovër politike apo ndryshim qëndrimi. Nëse e kuptojmë situatën, Kurti nuk ka shumë mundësi: ose duhet të bashkëpunojë dhe të arrijë marrëveshje me PDK-në, ose të shkojë në zgjedhje të reja. Për të dy rastet duhet dialog politik ndërpartiak dhe duhet të konstituohet Kuvendi. Për atë, takimi është i mirë dhe i duhur – është i domosdoshëm,” ka deklaruar Muharremi.

Pavarësisht ftesës për konsultime nga ana e kryeministrit në detyrë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Ata kanë thënë se zgjedhja e  Kryetarit të Parlamentit është çështje politike por, s’duan të përfshihen në ndonjë marrëveshje, derisa për nënkryetarin që i takon LDK’së nuk negociojnë pasi i takon këtij subjekti.

Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30. Ndërkohë që mbledhja e nëntë e seancës konstituive do të fillojë nga ora 10:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...