23.3 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Ftesa e Kurtit për takim, Abdixhiku vendos sot për përgjigje në takimin me drejtuesit e partisë

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, ende nuk kemi formim të institucioneve të reja.

Në kuadër të diskutimeve për formimin e tyre, kryetari i LVV-së, Albin Kurti si mandatar për krijimin e Qeverisë ka nisur me dërgimin e ftesave për partitë opozitare.

Kurti të dielën i ka dërguar një ftesë për takim konsultativ kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në ftesën e dërguar, Kurti i ka kërkuar Abdixhikut që të takohen nesër më 9 prill në orën 15:00 ose të enjten më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00.

Por Abdixhiku ende nuk i është përgjigjur kësaj ftese. Ai madje sot do të ketë një takim me kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.

Mësohet se Abdixhiku ka ftuar në takim në orën 16:00 nënkryetarët e partisë Anton Quni, Lutfi Haziri, Doarsa Kica-Xhelili, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami dhe sekretarin e përgjithshëm Imri Ahmeti.

Temë e diskutimit të këtij takimi do të jetë pikërisht ftesa e Kurtit, dhe mbetet për t’u parë nëse Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...