1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Ftesa e Prokurorisë Speciale dhe mosparaqitja e Kurtit lajm në mediat e mëdha botërore

Mediat më të mëdha ndërkombëtare e kanë dhënë sot lajmin se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka thirrur për të dëshmuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe se ai nuk u paraqit.

Washington Post transmeton një lajm të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press ku shkruhet se Kurti është ftuar të dëshmojë në një rast që, siç thuhet në tekst, mbetet i paqartë. Këto media kanë shkruar se se mbështetësit e kryeministrin thonë se kjo është një lëvizje e shtyrë politikisht ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhje.

Sipas Liridona Kozmaqit, zëdhënëse e prokurorisë, Kurti ishte në një udhëtim jashtë vendit dhe se do të caktohej një datë tjetër për thirrjen.

Ajo nuk pranoi të jepte detaje mbi natyrën e rastit.

Mirëpo, zëdhënësi i Kurtit, Perparim Kryeziu, në një postim në Facebook javën e kaluar tha se kryeministri është thirrur për të dëshmuar në një rast nga neni 414 i Kodit Penal, i cili rregullon veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryeziu e akuzoi thirrjen si të motivuar politikisht dhe “një përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2025-ës”.

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, një votim që pritet të jetë një provë kyçe për Kurtin, partia e majtë qeverisëse e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, fitoi me shumicë në vitin 2021./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...