11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin “Biciklistat pa kufi Pejë”, nesër mbyllen përkohësisht disa rrugë për vetura

Në kuadër të “Javës Evropiane të lëvizshmërisë”, nesër në Komunën e Pejës, zhvillohet aktiviteti “Biciklistat pa kufi në Pejë”, me moton, “Disa orë pa makina”.

Si pjesë e këtij organizimi, është planifikuar të marrin pjesë 20 çiklistë, derisa rrugët do të mbyllen përkohësisht për vetura.

Organizatorët, kanë shpërndarë ftesën, si dhe agjendën e zhvillimit të këtij aktiviteti.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se drejtoria për Urbanizëm, Mbrojtje dhe Mjedisë, Kulturë Rini dhe Sport dhe  OJQ “Biciklistat pa kufi Pejë”në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës me datë 16-22 shtator2021 organizojnë “Javën Evropiane të lëvizshmërisë”në komunën e Pejës.

Aktiviteti mbahet me datë 16.shtator 2021(e enjte) nga ora 10:00-12:00

Me njëzet ҫiklistë organizohet një tour me biҫikleta në qytetin e Pejës, me moton

“Disa orë pa makina”

Agjenda:

10:00- 10:20: hapja e aktivitetit, fjala e rastit kryetari i komunës z.Gazmend Muhaxheri ose drejtoresha e DKRS znj.Xhenet Syka

10:20- 10:30 Fjala e rastit drejtori  i DUMM z.Rajan Arapi

10:30 – 10 : 45 Shpërndarja e bicikletave dhe rekuizitave përkatëse

10:45 – 11:15 Zhvillimi i aktivitetit\tour me bicikleta

Aktiviteti fillon nga Hotel  Dukagjini – deri te rrethi Ukaj( rruga Pejë – Gjakovë)

11:30 – 12:00 mbyllja e aktivitetit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...