24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Fundi i një Epoke të papërsëritshme – 21 Janar 2006 – Kosova lajm i botës: Presidenti vdiq – Lot, pikëllim, acar!

21 janar 2006 – Vdiq Ibrahim Rugova -akademik, politikan, presidenti i parë i Kosovës.

Kur ishte 6-javësh (janar 1945) babai i tij dhe gjyshi u vranë nga forcat komuniste. Por ndryshe nga udhëheqës të tjerë të Ballkanit që zgjodhën luftën, Rugova përqafoi politikën e rezistencës paqësore në fushatën e tij për një Kosovë të pavarur, duke ndjekur shembullin e Mahatma Gandit dhe Martin Luter Kingut.

Me të folurën e tij të butë, i diplomuar në Sorbonne – dhe shallin e tij karakteristik – Rugova tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe shtypjes që u bëheshin shqiptarëve në Kosovë. Si kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia e parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist, Rugova iu përgjigj valës së shtypjes dhe dhunës serbe me krijimin e pushtetit paralel në arsim, shëndetësisë dhe vendor; diaspora shqiptare në perëndim ndihmoi financiarisht në këtë drejtim.

Rugova ka lindur në fshatin Cerrce, Kosovë. Ndoqi shkollën e mesme në Pejë. Studioi filozofi në Universitetin e Prishtinës, një vit akademik 1976-77 në Sorbonne, Paris. Është autor i 10 librave. Ibrahim Rugova punoi si redaktor i gazetës ‘Bota e Re’, dhe revistës ‘Dituria’ në vitet 1970 në Prishtinë.

Për dy dekadat e ardhshme, ai u përfshi në Institutin për Studime Shqiptare në Prishtinë, në fushën kërkimore. Në vitin 1988, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, organizatë që u bë fokusi i rritjes së opozitës shqiptare ndaj sundimit serb në Kosovë. Një vit më pas, ai u zgjodh kryetar i LDK-së.

Në fillim të viteve 1990, Jugosllavia federale u përfshi nga luftërat në Kroaci dhe Bosnje. Ndërsa kroatët dhe pastaj myslimanët e Bosnjës luftonin për të dalë nga mbizotërimi serb-jugosllav, disa shqiptarë të Kosovës argumentuan se ata duhet të hapin një “front jugor” për të fituar lirinë e tyre. Rugova iu përgjigj se kjo do të ishte katastrofë për shqiptarët. Pasi qindra mijëra njerëz ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre në Kroaci dhe Bosnje, Rugova kishte frikë se e njëjta gjë mund të ndodhte me popullatën shqiptare të Kosovës.

Sistemi i tij paralel i qeverisjes kishte mbështetje të gjerë mes shqiptarëve, por ata kaluan në zhgënjim mes të viteve 1990, kur çështja e statusit të Kosovës u injorua nga marrëveshjet e Dejtonit hartuar mes Millosheviçit dhe udhëheqësve perëndimorë për të shënuar fundin e konfliktit boshnjak në nëntor 1995.

Deri në fillim të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte bërë organizata kryesore e rezistencës në Kosovë, duke përkrahur luftën në vend të taktikave paqësore. Gjatë luftës dhe ndërhyrjes së NATO-s, popullariteti i dr. Rugovës u zbeh. Por pas çlirimit të Kosovës, shumë gjëra kishin ndryshuar, përfshirë edhe mendësitë.

Ibrahim Rugova zgjidhet President – në zgjedhjet e Marsit 2002 duke fituar 58 për qind të votave. Disa javë më vonë, ai doli ballë për ballë me Millosheviqin, kur dha prova si dëshmitar në Hagë, në gjyqin për krime lufte ndaj ish-udhëheqësit jugosllav.

Në Dhjetor 2004 Ibrahim Rugova me LDK-në e fituar me 47% të votave në Zgjedhje vendos të ndërtoi koalicion me Ramush Haradinajn dhe AAK-në e dalë me 9% nga zgjedhjet 2004, duke e shtyer kështu në opozitë të thellë  rivalin e tij të kahmotshëm Hashim Thaçi me PDK-në. Ibrahim Rugova – zgjedhet President ndërsa Ramush Haradinaj – Kryeministër. Rugova në Qeverinë Haradinaj delegon ministra të tij, militant të LDK-së nga zona e rrafshit të dukagjinit.

Më 8 Mars 2005, herët në mëngjes, kur Kosova ende po flinte, pasojë e ngritjes së një akt-akuze nga Tribunali Penal Ndërkombëtar, Ramush Haradinaj i dorëzon dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, Presidentit Ibrahim Rugova në rezidencën e këtij të fundit në Velani. Në mesditën e asaj date Ramush Haradinaj e informon popullin se dyshohet për krime lufte, ja kalon postin Bajram Kosumit të AAK-së dhe të nesërmen më 9 Mars 2005 niset vllnetarisht për në Hagë.

Më 3 Shtator 2005 Presidenti Ibrahim Rugova konfirmon para mediave nga rezidenca në Velani, sëmundjen e rëndë, gjegjësisht diagnostifimin me të.

“Mjekët kanë gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar në mushkëri, prandaj më kanë caktuar një terapi intensive shëruese. Gjithashtu mjekët kanë konstatuar se tani gjendja ime shëndetësore është duke u përmirësuar dhe janë optimistë për shërimin tim të shpejtë”.

Gjatë gjysmës së dytë të muajit gusht, presidenti Rugova pati bërë disa vizita mjekësore në kampin ushtarak amerikan Bondsteel në afërsi të Ferizajt dhe më pas mjekët i patën sugjeruar të shkonte për analiza të mëtejshme në bazën ushtarake amerikane në Landstuhl të Gjermanisë. Që nga 27 gushti e deri më 3 shtator, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u është nënshtruar analizave dhe terapive në Landstuhl.Vetë presidenti Rugova tha sot (3 Shtator 2005) se shpresonte ta kapërcente edhe këtë betejë:
“Jam i bindur se me ndihmën e Zotit do të kapërcej edhe këtë betejë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku më fuqishëm për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, Kosovës, sa më parë nga miqtë tanë amerikanë e evropianë. Pres përkrahjen Tuaj, si gjithmonë. Zoti Ju bekoftë! Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës! Zoti e bekoftë Kosovën!”

Rjedhat e ngjarjeve do ishin tepër të shpejta.

21 Janar, ora 11:55 minuta, Presidenca e Vendit zyrtarisht shpallë lajmin e rëndë: Presidenti VDIQ!

Thjesht u konfirmua lajmi që nuk e donte askush e ndërsa pasojë e diagnostifikimit e prisnin të gjtihë.

Këtu po vdiste edhe një EPOKË e papërsëritshme për Kosovën dhe kombin shqiptarë.

Akademik Nexhat Daci – Kryetar i Kuvendit të Kosovës kushtetuetshmërisht mer kompetencat e Presidentit.

Bajram Kosumi – Kryeministër i Kosovës, vë në dsipozicion të gjitha kapacitetet qeveritare për ceremoninë funebër.

Amasadaori Amerikan në Kosovë Philip Goldberg, kërkon maturi nga popullata në menaxhimin e situatës.

Soren Jesen Petersen – Kryeadministrator i UNIMIK-ut ofron vetën dhe mekanizmat e OKB-së që verpojnë në Prishtinë në dispozicion të menaxhimit të rrethanave.

Ramush Haradinaj – ish-kryeministër, ndërhynë nga Holanda nën autoritetin jo-formal tashmë, i zhveshur nga pozitat drejtuese, që TMK të kryej ceremoninë me përcjellje Presidenciale shtetërore, duke fundosur kështu situatat e rrezikshme brenda vartësve të TMK-së (pro dhe kundër). Garda ceremoniale e TMK-së improvizohet nga ushtarë të Zonës ë Dukagjnit. Kosovës i shpëton fytyra.

Shtrati i Topit ushtarak (mungesë kapacitetesh nga TMK, e cila bashkë me Kosovën po konsolidohej) me të cilin do transportohej Funerali, eksportohet nga Ushtria Shqiptare.

Gjeneral-lejtnant Agim Çeku si çdo herë në krye të detyrës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të TMK-së, lëshon urdhërin në zbatim.

Shërbimi Policor i Kosovës –  ngritë shkallën e gatishmërisë.

Moment i prekshëm i ditës –  Largimi i ekipit amerikan të mjekëve nga Presidenca…

Temperaturat preknin gradën celcius deri në -20. Lum njerëzish nga të gjtiha trojet shqiptare dhe e tërë bota, ia mësyjnë Prishtinës.

Trupi i pajetë i presidentit vendoset në hollin e Kuvendit të Kosovës për 5 ditë rresht.

Në cilësinë e tij kushtetuese akademik Nexhat Daci – shpallë në Kosovë – 15 ditë zie nacionale.

Ibrahim Rugova – që personifikohet babai i Pavarësisë – fatkeqësisht nuk ja doli të shihte edhe jetësimin e Shpalljes së Kosovës së pavarur.

Kosova, vendi i tij për të cilin punoi e u sakrifikua – shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008. Fana, Mendimi, Uka dhe Teuta morën vendin e tyre në platon e të ftuarve special në sallën e Kuvendit të Kosovës atë ditë.

Më 26 Janar 2006 trupi i pajetë i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova – përcjellet për në banesën e tij të fundit në Velani, me nderime të larta ushtarake në praninë e më shumë se 55 delegacioneve të niveleve të larta të shteteve mike të Kosovës dhe qindra mijëra qytetarëve.

Sot më 21 Janar 2022, në 16 vjetorin e vdekjes së tij në Kosovë janë zhvilluar nderime dhe homazhe./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...