5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Funerali i Alex Navalny do të mbahet të premten në Moskë

Ceremonia e varrimit dhe lamtumirës së Alexei Navalny do të bëhet në Moskë të premten, tha zëdhënësja e tij.

Një ceremoni do të zhvillohet në një kishë në distriktin juglindor Maryino në orën 14:00, më pas pas do të bëhet funerali në varrezat e Borisov.

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg në Siberi, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve.

Kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra penale që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Perëndimi dhe mbështetësit e Navalny, duke përfshirë bashkëshorten Yulia kanë akuzuar presidentin rus për vdekjen e Navalny. Shumë liderë perëndimorë kanë thënë tashmë se e konsiderojnë presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e tij.

Kremlini ka mohuar përfshirjen dhe tha se pretendimet perëndimore ishin të papranueshme. Aleatët e Navalny u përballën me një betejë me autoritetet ruse për marrë trupin e tij mes akuzave se ai ishte helmuar.

Ata gjithashtu thanë se po përpiqeshin të gjenin një vend për funeralin e tij, me Kremlinin të shqetësuar se çdo tubim publik mund të çonte në protesta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...