26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Fuqia shkatërruese e tornados, erërat e forta rrokullisin kamionin në Pensilvani

Kamionët janë dukshëm më të rëndë sesa veturat, por kjo nuk do të thotë se edhe ata janë imun ndaj fatkeqësive dhe fuqisë natyrore.

Videoja nga kabina e një kamioni, tregon momentin kur mjeti has në rrugë në tornadon që goditi qytetin Horsham në Pensilvani.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji, kurse videoja tregon fuqinë e nënës natyre derisa erëra dhe shiu i rrëmbyeshëm vetëm sa forcoheshin – kështu në një moment edhe kamioni rrokulliset anash. Për fat të mirë shoferi që ishte brenda nuk është lënduar.

Videoja është shpërndarë në Reddit, e disa përdorues sugjerojnë se shoferi ka mundur të parandalojë incidentin me lëvizjen e rimorkios nga ana e majtë apo djathtë, me qëllim që kamioni dhe rimorkioja të formonin shkronjën L.

Megjithatë – duke marrë parasysh se drejtimi i erës ndryshoi shpejtë dhe gjithçka ndodhi për pak sekonda, për këtë është vështirë të thuhet se çfarëdo manovre e shoferit do ta parandalonte rrokullisjen e kamionit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...