3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Furnizimi i rregulltë me rrymë, Gërvalla: Erdhi pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas lajmit se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike. Gjatë së premtes, në Zubin Potok pati një shpërthim të fuqishëm, ku kanali kryesor i Ibër Lepencit u dëmtua rëndë. Mirëpo pas një pune të palodhshme, ky problem u rregullua pjesërisht.

Lidhur me këtë, Gërvalla shton se kjo u bë falë angazhimit të jashtëzakonshëm të institucioneve të vendit.

“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona, është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Gërvalla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...