10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Fushata e kryedemokratit: Berisha kthehet në Krujë, për vota

Sali Berisha iu ngjit të premten kështjellës së Skënderbeut. Në xhiron e pazarit të Krujës, doktori u prit nga krutanët, të cilët siç thotë ai, të japin ujë në bisht të lugës.Dy krutanë e vlerësuan doktorin, por ndaheshin te çështja e moshës: ta quanin të ri apo të vjetër.

Krutanët që njihen se të fusin në mes, pa e marrë vesh, e veshën Berishën me jelek dhe qeleshe.Një krutan tjetër vendosi të mos i japë ujë me bisht të lugës, por e kritikoi hapur me një kovë me ujë të ftohtë faktesh dhe argumentesh.

Nga argumenti i ujit që nuk doli shumë popullor, doktori kaloi te buka. Ai dha një shpjegim shumë të thjeshtë, pse buka shqiptarëve u kushton më shumë se evropianëve.Berisha nuk sqaroi se si do t’i kthente paratë njerëzve, ashtu siç premtoi e gënjeu Fatos Nano me paratë e piramidave në 1997, por nxitoi t’u premtonte qytetarëve programin e tij, ku ndonjëherë ngatërrohej vetë pa dashje, e ndonjëherë e ngatërronin krutanët vetë.

Por rrugëve të Krujës, Sali Berisha u përball edhe me karmën e qeverisjes së tij. Një qytetar i tha doktorit se fabrika e çimentos, të cilën e ka inauguruar Berisha si kryeministër, sjell kancer./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...