23.8 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Fushata e Vuçiqit kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE – iu dërgon 14 letra liderëve evropianë që të rishqyrtohet vendimi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia i ka marrë të gjitha masat dhe u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Vuçiqi ka thënë se aty është kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i Asamblesë Parlamentare në KiE për pranimin e Kosovës.

“I kam shkruar në total 14 letra të ndryshme për liderët evropianë, kryesisht letra të personalizuara. I kam kërkuar secilit të ketë parasysh shkaqet specifike dhe marrëdhëniet që kemi. Në njërën anë atyre që e njohin Prishtinën, dhe në anën tjetër atyre që nuk e njohin”.

Ai ka thënë se në letra ka kërkuar që secili të shqyrtojë edhe një herë vendimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, cili ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës, dhe që vendimi të jetë ndryshe në Këshillin e Ministrave.

Në këtë Këshill – në një takim të majit – pritet të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës.

Ditë më parë, autoritetet serbe kanë thënë se kanë krijuar një grup punues që do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...