Rrjeti i marketeve ‘INTEREX’ në Pejë, kohë pas kohe aplikon fushata të joshjes së shitjeve të produkteve të caktuara, nëpërmjet formave të broshurave.
Të tilla fushata shqetësojnë qytetarët, veçmas ata të objekteve banoesore në Pejë, meqë dhjetëra broshura, punonjës të këtij rrjeti marketesh i hudhin nëpër ashenorë të banesave.
Një rast i tillë i dënueshëm e aspak i hijshëm ka ndodhur edhe në objektin banesorë privat në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë.
Komuniteti i ka bërë thirrje publike nëpërmjet medias, Inspektoratit komunal që të veprojë konform ligjit për ndotje të tilla./Njeshi/
Osmani i kërkon BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës: Të padrejta