5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Fushatë e mençur e Egzon Kelmendit, i kthehet edhe bazës shoqërore, viziton ETC-në në Gjakovë

Egzon Kelmendi, biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, tashmë i rreshtuar në garën drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke garuar me listën AAK-Nisma-Konservatorët–Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal ka ka takuar kolegët e kompanisë së tij, gjegjësisht njërit segment, asaj të ETC – Gjakova.

Takimi i Kelmendit me stafin e ETC-Gjakova, pason pas angazhimit në terren të tubimeve partiake si në organizimet në Prishtinë e Gjakovë, ashtu edhe nëpër fshatra e zona të tjera urbane.

Kelmendi në takim me stafin e ETC-Gjakova, shkruan se ka ndarë mbresat më të mira dhe ka marë motiv për të vazhduar deri në fitore.

‘Sot pata kënaqësinë t’i takoj kolegët dhe punëtorët e përkushtuar të ETC-së në Gjakovë.

Mbështetja dhe besimi i tyre janë motivi kryesor për angazhimin tim për të vazhduar punën për një të ardhme më të mirë për bizneset dhe punonjësit në Kosovë.

Përkushtimi i tyre është dëshmi e vlerave të punës së palodhur dhe bashkëpunimit që ndërton suksese të qëndrueshme.’-shkruan Kelmendi.

Ndryshe, Egzon Kelmendi-Elkosi, në këto zgjedhje të 9 Shkurtit garon me numrin 60, në listën AAK- Nisma dhe të tjerët me numër 137./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...