Në gjimnazin “Bedri Pejani” të Pejës sot ka filluar një fushatë e rëndësishme sensibilizuese e organizuar nga ushtria italiane e misionit të KFOR-it.
Informacionin e ka ndarë komuna e Pejës, nëpërmjet Zyrës për Informim.
‘Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri e falënderoi Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z.Antonello De Riu për punën e madhe, të cilën e bën në Republikën e Kosovës, i cili është një ambasador model dhe bën një punë të jashtëzakonshme në ruajtjen e qetësisë, prosperitetit dhe përparimit të vendit.
Po ashtu, Kryetari Muhaxheri e falënderoi Komandantin e KFOR-it, Kolonel Rocco Mundo, i cili udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it, në Pejë, i cili është bërë iniciator për takimin e ditës së sotme për fushatën sensibilizuese për sigurinë në shkolla.
Drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, z.Musa Nikqi theksoi s’e ka pak shkolla, të cilat në fillet e para i kishin mësuesit më të devotshëm, të cilët erdhën nga Republika e Italisë në vendin tonë. Pas luftës qeveria italiane dhe KFOR-i italian kanë dhënë një ndihmë të madhe për Kosovën, e cila ka qenë e djegur tërësisht dhe ndërhyrjen e parë në këtë shkollë e kemi nga qeveria juaj. Në aspektin programor shkolla mbanë kurrikulën e sistemit të Bolonjës, kurse ardhja juaj këtu për të ofruar sigurinë në shkollë rrit vlerën e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Italisë. Ne, si shkollë ju falënderojmë për çdo bashkëpunim, që e kemi pas deri më sot.
Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, z.Antonello De Riu theksoi s’e është shumë i kënaqur, që është në gjimnazin “Bedri Pejani” të Pejës për të nisur një fushatë të rëndësishme sensibilizuese të organizuar nga ushtria italiane e misionit të KFOR-it. Tema, të cilën do ta diskutojmë sot ka të bëjë me municionet e pashpërthyera në një sfidë historikisht të rëndësishme për një vend si Kosova, i cili ka dal nga një konflikt i dhunshëm. Është thelbësore, që brezat e rinj, të cilëve u mungon përvoja e drejtpërdrejtë në konflikte të kuptojnë rëndësinë e kësaj historie sfiduese. Qëllimi i kësaj fushate është të edukojë dhe të informojë për të zbutur çdo rrezik të mundshëm. Kjo fushatë synon të kultivojë një kulturë sigurie për të identifikuar dhe menaxhuar rreziqet e mundshme nga mjetet e pashpërthyera.
Komandanti i KFOR-it, Kolonel Rocco Mundo, i cili udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it, në Pejë theksoi s’e është nder i madh dhe vlerësim i thellë, që t’ju drejtohem sot duke sjellë përshëndetjet e mia personale nga Komanda Rajonale në Perëndim, si dhe nga KFOR-i.
Çdo vit shkollor sjellë me vete sfidat dhe një udhëtim, i cili na lejon të eksplorojmë në botën e njohurisë dhe të zhvillojmë aftësitë tona dhe të ndërtojmë marrëdhënie të rëndësishme, një udhëtim, i cili na përgatit për të ardhmen, sepse e ardhmja ju takon juve, nxënës të dashur, prandaj dua t’ju them s’e çdo ditë është një mundësi për të mësuar diçka të re dhe fushata, të cilën, po e fillojmë sot është shumë e rëndësishme, që të jemi të gjithë të vetëdijshëm për rreziqet dhe të dijmë si të veprojmë kur gjenden objektet e tilla.
Specialistët e komandës perendimore kanë bërë një prezantim të shkurtër për lëndët shpërthyese.’-thuhet në komunikatë./Njeshi&RADIO 1/