17.6 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – nesër fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”.

Kjo si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”.

Ai ka kërkuar nga gratë që ta bëjnë mamografinë, sepse siç thotë Rama zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.

“Nesër, në ora 11:00, do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”. Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Trafikun Urban dhe me mbështetjen e UNFPA, do të lëshojë në qarkullim këtë autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”. Fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet. Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.”

“Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje. Të nderuara nëna, motra, gra, shoqe e shokë (sepse edhe meshkujt preken nga ky kancer), bëjeni mamografinë, sepse, zbulimi i hershëm SHPËTON JETË”, ka shkruar Rama në Facebook, të dielën.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...