7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Fushtica: Rreth 600 policë do ti shërbejnë vetëm kryeqytetit

Artmotion Black 2024

Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica i tha mediave  se së shpejti pritet të krijohet njësiti i veçante policor për kryeqytetin.

Fushtica tha se tashmë policia e Kosovës e ka krijuar drejtorinë për policinë e kryeqytetit dhe se ka mbetur vetëm gjetja e lokacionit. Njësiti i veçantë policor për kryeqytetin do t’i ketë në dispozicion rreth 600 pjesëtar policor. Ndërsa sipas Fushticës në ky njësit do t’i ketë përgjegjësi edhe monitorimin e kamerave të cilat do të vendosen në gjithë territorin e kryeqytetit.

“Ashtu siç është parapar me ligjin për kryeqytetin është kriju drejtoria e policisë së kryeqytetit është emëru edhe drejtori i drejtorisë së policisë së kryeqytetit janë emëru edhe zyrtart dhe për momentin jemi në fazën e caktimit të lokacionit. Policia e kryeqytetit është duke punu realisht por ata do të vendosen në një lokacion të veçantë, pra është në fazën përfundimtare dhe kjo do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet. Ndërsa kemi disa opsione për lokacionin sepse ka kërkesa specifike duhet të jetë afër qendrës, duhet të ketë mbulueshmëri që përkon me rolin e saj dhe hapësira të mjaftueshme. Gjithashtu në këtë hapësirë do të vendoset edhe qendra monitoruese e kamerave që janë duke u vendosur në kryeqytet, faza e parë ka përfundu dhe jemi duke vazhdu me fazën e dytë dhe të tretë”, deklaroi Fushtica./Njeshi&RTV21/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...