3.5 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Futbolli kosovar në zi: Ndahet nga jeta futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina

Një lajm i kobshëm ka kapluar futbollin kosovar, pasi futbollisti Erjon Morina ka ndërruar jetë.

Pas një sëmundje të rëndë prej disa javësh, futbollisti i Vushtrrisë ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare.

Morina kishte pësuar sulm në stërvitje dhe prej disa javësh ishte i shtrirë në spital duke luftuar me jetën, derisa sot ka ndërruar jetë.

Morina e ka nisur karrierën te FC Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.

Lajmin për vdekjen e Erjonit e ka konfirmuar babai i tij nëpër rrjetet sociale.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...