8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

G7 bën thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve nga Gaza dhe zgjatjen e armëpushimit

Ministrat e Jashtëm të G7 bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve nga Rripi i Gazës.

Në një deklaratë, grupi i vendeve të industrializuara ”përshëndeti lirimin e disa prej pengjeve të kapur më 7 tetor nga Hamasi dhe organizata të tjera terroriste, dhe pauza e kohëve të fundit që ka lejuar një rritje të ndihmave humanitare”.

“Ne, si G7, kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Ne bëjmë thirrje për largimin e lehtësuar të të gjithë shtetasve të huaj”, thuhej në deklaratë.

“Ne theksojmë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pasi ai kërkon të parandalojë përsëritjen e sulmeve të 7 tetorit”, thesojnë vendet e G7.

Rreth 240 persona ishin rrëmbyer në Rripin e Gazës gjatë sulmeve terroriste të 7 tetorit në jug të Izraelit nga Hamasi dhe grupe të tjera militante./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...