18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

G7 i bën thirrje Kosovës e Serbisë për dialog konstruktiv

Ministrat e Jashtëm të G7, strehë e shtatë shteteve më të zhvilluara në botë, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Në një komunikatë të përbashkët të këtyre shteteve, pas përfundimit të Samitit të Londrës, i mbajtur dje, shtetet e G7-shes thanë se presin arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese.

Në komunikatë, shtetet e G7 kanë folur edhe për vendet tjera të Ballkanit.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndihmën e BE-së për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë të përbashkët të përfaqësuesve të G7, përcjell klix.ba. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...