30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Gabriel Jesus në bisedime me Arsenalin

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus raportohet se është në bisedime të avancuara me Arsenalin.

Sulmuesi i Manchester Cityt do të ketë edhe më pak minutazhë tani pas ardhjes së Erling Haaland dhe me shumë gjasa do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.

Manchester City beson se “Topçinjtë” do të paguajnë 50 milionë për sulmuesin e tyre.

25-vjeçari erdhi te Manchester City në vitin 2017, por asnjëherë nuk arriti ta tregonte potencialin e plotë, pasi ishte nën hijen e Sergio Agueros.

Manchester City pagoi 33 milionë euro për transferimin e tij në janar të vitit 2017 nga Palmeiras./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...