10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Gakpo rrezikon dënimin nga FA për festimin e tij ndaj Tottenhamit

Sulmuesi holandez, Cody Gakpo, rrezikon dënimin nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA).

Pasi shënoi një gol në pjesën e parë kundër Spurs , Gakpo hoqi fanellën e tij për të zbuluar një jelek me mbishkrimin “Unë i përkas Jezusit”.

I njëjti mesazh u zbulua nga ylli i Brazilit dhe i Milanit, Kaka, në vitin 2007 kur ai ndihmoi kuqezinjtë të mposhtnin Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve .

Mirëpo siç raportohet nga “The Athletic”, natyra fetare e mesazhit mund të interpretohet si kundër ligjeve të lojës të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit .

Kujtojmë se Liverpooli ka arritur të shpallet kampion i Premierligës pas fitores 5-1 ndaj Tottenhamit, të dielën që lamë pas./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...