Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur thirrjen publike për artistë dhe kuratorë për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, që do të organizohet nga e shtuna, 9 maj deri të dielën më 22 nëntor 2026.
Thirrja është e hapur për projekt propozim të përbashkët artist-kurator apo kolektiv, për realizimin e një ose me shumë veprave të reja artistike me qëllim të prezantimit sa më dinjitoz të pavijonit zyrtar të Kosovës.
Projektet mund të kenë forma të ndryshme, duke përfshirë ekspozita personale, grupore apo ekspozita tematike.
Aplikantët duhet të propozojnë projekt të ri, të konceptuar posaçërisht për Paviljonin e Kosovës. Data e fundit për dorëzimin e aplikimit është 20.06.2025./Njeshi/