4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Ganiqi i VV-së: Klinaku foli me qëllim, sepse i duhet arrestimi për të akuzuar qeverinë

N/kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë dhe këshilltarë i ministrit Liburn Aliu, Berat Ganiqi, ka folur rreth deklaratës së Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinakut, i cili tha se më parë do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, se sa të ikte nga Kosova.

Ganiqi thotë se Klinaku e kërkon arrestimin me qëllim që të thuhet që kjo qeveri po arreston veteranë e invalidë të luftës, e kërkon arrestimin sepse po i duhet opozitës një betejë e re kundër qeverisë!

Reagimi i plotë:

‘Faton Klinaku është i vetëdijshem që ka kryerë vepër penale, por mendoj që e bëri me qëllim që të arrestohet ose të intervistohet nga organet e drejtësisë. E kërkon arrestimin me qëllim që të thuhet që kjo qeveri po arreston veteranë e invalidë të luftës, e kërkon arrestimin sepse po i duhet opozitës një betejë e re kundër qeverisë!’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...