13.2 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Ganiqi njofton arrestimin dy persona në Gjakovë, tentuan të kalojnë provimin teorik për patentë shofer me anë të disa pajisjeve

Dy persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të kalojnë provimin teorik për patentë shofer me anë të disa pajisjeve.

Këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Berat Ganiqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kandidatët përmes këtyre pajisjeve (dy kamera dhe dëgjuese) kanë tentuar ta kalojnë provimin teorik të patentë shoferit.

“Edhe një tentim për ta kaluar provimin e patentë shoferit me pajisje jo të lejueshme, ketë herë në Gjakovë!

Sot në Njësinë e Patentë Shoferit në Gjakovë gjatë kontrollit rutinor tek dy kandidat janë hasur kamera dhe dëgjuese. Kandidatet përmes këtyre paisjeve kanë tentuar ta kalojnë provimin teorik të patentë shoferit”, ka shkruar Ganiqi.

Sipas tij, qëllimi i tyre është që provimet për patentë shoferë duhet meritohen e jo të blihen në mënyra të ndryshme.

“Çdo tentim tjetër do të ketë sanksione administrative dhe lajmërim në organet e rendit.

Rasti është paraqitur në polici, ndërsa kandidatëve i është ndaluar hyrja në provim për 3 vite. I mbetët organeve të rendit të hetojnë rastin”, ka thënë Ganiqi.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për Telegrafin se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Ai tregoi se janë konfiskuar edhe pajisjet e gjetura.

“Janë shoqëruar dy persona në stacionin policor në Gjakovë, dhe janë konfiskuar disa pajisje.

Janë ndërmarr disa veprime të autorizuara nga prokurori i rastit dhe çdo vendim do të merret në konsultim me prokurorin”, ka thënë Elezaj./Njeshi&RADIO 1/

Ish/zëvendësministrja pejane e Qeverisë Kurti, Linda Çavdarbasha paraqitet nga Parlamenti Europian

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...