20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Gara për kryeministrin e Britanisë, Sekretarja kalon në sulm ndaj kundërshtarit: Faji i tij për recesionin

Dita e djeshme ka shënuar edhe nisjen e “zonës së zjarrit” në garën për kryeministrin e ri të Britanisë, pasi nëse deri tani kandidatët ishin duke shpalosur platformat e tyre, dje është kaluar në “sulme” ndaj kandidatit kundërshtar, shkruan The Sun.

Kandidatja Liz Truss fajësoi kundërshtarin e saj Rishi Sunak për “shtrimin e rrugës” së recesionit për Britaninë.

Sekretarja e Jashtme tha se politikat që kanë çuar në situatën aktuale u vendosën kur në detyrë ishte ish ministri Sunak.

Megjithatë, mbështetësit e këtij të fundit thanë se planet për uljen e taksave të zonjës Truss vetëm sa do t’i përkeqësonin gjërat.

Votuesit konservatorë duket se janë në anën e Truss, me një sondazh që zbulon se 48 për qind e mbështesin Sekretaren e jashtme, kundrejt 22 për qind për kundërshtarin e saj.

Truss sulmoi dje politikat ekonomike të ndjekura nga kundërshtari i saj, teksa u zotua të ndryshojë normat e sigurimeve.

Ajo premtoi gjithashtu të heqë taksat e gjelbra për faturat e energjisë, çka rëndon buxhetin e familjeve britanike me 150 paund në vit.

Truss theksoi se Britania po shkonte drejt recesionit për shkak të politikave aktuale.

“Nëse ulen taksat në ndihmë të kompanive çka nxit ekonominë, nuk është e vështirë që gjërat të vihen në kontroll. Të kesh taksat më të larta për 70 vjet nuk do të rrisë ekonominë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë përgjigja e kandidatuit Sunak për të tilla akuza ishte vetëm se do të ishte i gatshëm të ndihmonte familjet dhe personat në pension të cilët përballen me vështirësi ekonomike.

Ai tha se planet tatimore të zonjës Truss nuk do t’i ndihmonin personat të cilët gjenden në të vërtetë në vështirësi ekonomike, sidomos gjatë periudhës së dimrit dhe atë çka pritet të vijë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...