Garda Kombëtare e Kosovës në Iowa kanë komentuar vizitën e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, e cila u zhvillua sot në Iowa.
Përmes një postimi në Twitter, ata kanë thënë se janë të kënaqur me vizitën e Kurtit dhe Mehajt dhe se ata janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Më të fortë së bashku, si gjithmonë. Shtetet e Bashkuara të Kosovës. Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Kosovës u ndalën nga Shtabi i Forcave të Përbashkëta për t’u takuar me MG Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të lartë të IANG. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipi i tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre jashtë shtëpisë në Iowa”, thuhet në postim.
