11.1 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Garda Revolucionare e Iranit konfiskon një anije afër Ngushticës së Hormuzit

Pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit kanë zbritur të shtunën prej helikopterit në një anije me mallra afër Ngushticës së Hormuzit, duke pretenduar se anija është “e lidhur me Izraelin”.

Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se Irani do t’i paguajë pasojat e përshkallëzimit të tensioneve në Lindje të Mesme.

Lindja e Mesme është shtrënguar nga mundësia e një hakmarrjeje eventuale iraniane, pasi për sulmin e 1 prillit në konsullatën iraniane në Siri, që i ka lënë të vdekur 12 persona, Irani mban përgjegjës Izraelin.

Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë edhe figura të larta ushtarake iraniane. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...