20.5 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Garuesi i Klubit te Karatesë “Arena”Peje Armin Bademović Gradohet me titull mjeshter i Karatese

Garuesi i Klubit të Karatesë “Arena” nga Peja ; Armin Bademovic gradohet Mjeshtër i Karatesë – Brez i Zi (Sho’Dan) Federata e Karatesë së Kosovës organizoi sot provimet shtetërore për grada mjeshtrore (Brez i Zi), ku morën pjesë 14 kandidatë që kishin kaluar me sukses pjesën e parë të testimit një muaj më parë.

Kandidatët u testuan përpara Komisionit profesional për grada,pranë Federatëssë Karatesë të Kosovës në përbërje: Shumzim Krasniqi – Kryetar, Rexhep Bajrami – Anëtar, Sylejman Jetullahu – Anëtar, Nestret Maloku – Anëtar, Reshat Halili – Anëtar Në mesin e kandidatëve, garuesi i Klubit të Karatesë “Arena” nga Peja, kampioni i shumëfishtë shtetëror Armin Bademovic, me sukses përfundoi provimin për Brez të Zi – grada SHo’Dan, duke u shpallur Mjeshtër (Sensei) i Karatesë.

Armini ishte kandidati i vetëm nga qyteti dhe komuna e Pejës që kaloi me sukses këtë provim, duke ngritur lart emrin e klubit “Arena”, të qytetit dhe të gjithë karateistëve të rinj që frymëzohen nga suksesi i tij.

Falënderime të veçanta Kryesisë së Klubit të Karatesë Arena – Pejë, për përgatitjen dhe mbështetjen e pakursyer ndaj kandidatit. Sensei Bajram Desku, trajneri i Arminit, për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën shumëvjeçare që kulmoi me këtë sukses. Prindit të Arminit, Sensei Nanit, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tij dhe nxënësve të tjerë të klubit.

Kryesia e Klubit “Arena” uron nga zemra Sensei Arminin për gradimin në Sho’Dan, duke i dëshiruar suksese të tjera në rrugëtimin e tij si mjeshtër dhe instruktor i karatesë. Ky sukses është edhe një dëshmi e punës profesionale që po zhvillohet në klubin tonë dhe një vlerë e shtuar për komunitetin sportiv të qytetit të Pejës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...