-1.8 C
Pec
E diel, 29 Janar, 2023

Gashi i AAK-së për 50 eurot e Qeverisë: Politikë e Zjarrëfikësve, po ndajnë vitra

Zyrtari i lartë i AAK-së dhe ish-zv/ministri i Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës Fatmir Gashi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë për ndarjen nga 50 euro për muajin Janar, për punonjësit e sektorit publik.

“Kjo është qesharake. Nuk mbahet shteti me vitra. Nuk e di a e dijnë Hekurani & company se aq shumë janë rritur problemet financiare tek qytetarët saqë kam frikë për një moment shpërthimi kur çdo gjë që ka të bëjë me politikën pastaj do të jetë e vonshme, e pavlerë.”-tha Gashi për ‘RADIO 1’.

Gashi tutje ka shtuar se nuk don që të besoj se qeveria aktuale nuk ka njerëz të mençur sa që të mos ndalojnë këto aventura financiare.

“Unë sinqerisht ende po besoj se ka burra e gra në qeveri që e dijnë se janë gabim. Tani sa kanë fuqi ta ndalin këtë trend, nuk jam i sigurt. A e shohin ata që kjo që po bëjnë me popullin, është politikë e zjarrëfikësve. Interveno këtu me 50 euro, shto aty 100 euro. Lëre atë, merru me këtë kategori. Këtu u ndez, hajde nga 50 euro. Këto gjëra, një qeveri serioze i kryen me skema organizative, stabile, bazuar në nevoja qytetare dhe financa. Mbetem i befasuar keq nga këto vendime.”-tha Gashi.

Fatmir Gashi për 5 vite ka qenë edhe zv/Guvernator i BQK-së.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim që të vazhdojë ndarjen e mjeteve për punëtorët e sektorit publik në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin me nga 50 euro për muajin Janar për punëtorët e sektorit publik./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...