27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Gashi: Librat e djalit në klasën e 6-të peshojnë 6.5kg, nisa me u shqetësu për kurrizin e çikës së Kurtit që mëson në Norvegji

Analisti Shkëlzen Gashi është ankuar për peshën e librave të cilat i bartin fëmijët në çantë deri tek shkolla. Në një shkrim në Facebook, ai ka treguar se i ka peshuar librat e klasës së gjashtë të djalit të tij, të cilat e kanë peshën 6.5kg.

Djali e ka kry klasën e gjashtë e u dashtë me i kthy në shkollë krejt librat e klasës së gjashtë. Para se me i çu në shkollë, isha tu mendu – jo për përmbajtjen, se ajo po dihet që e zibidishme – po sa shumë libra dhe sa të randë, prandaj vendosa me i peshu: 6.5 kg”, tha Gashi.

Ai ironizoi me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se është shqetësuar për kurrizin e çikës së Kurtit që mëson në Norvegji. “Mandej ja nisa me mendu për librat me të cilët mëson në norvegji çika e kryeministrit tonë – jo për përmbajtjen e tyre, se ajo po dihet që e jashtëzakontë – po për peshën e tyre. fillova me u shqetësu për kurrizin e çikës të kryeministrit…”, shkroi Gashi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...