22.8 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Gashi merr detyrën e re nga Mitreski: Do të angazhohem që Kuvendin ta çojmë një nivel më lartë

Jovan Mitreski ia ka dorëzuar sot pasdite postin e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit dhe e ka uruar për zgjedhjen.

Pas marrjes së detyrës së re, Gashi i falënderoi qytetarët dhe deputetët që e mbështetën.

“Unë personalisht do të sigurohem që ta ngremë Kuvendin në një nivel më të lartë, për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha Gashi, duke paralajmëruar bashkëpunim me të gjitha partitë politike.

“Më e rëndësishme është që të forcohen institucionet, të maturohen si shtet dhe si institucione”, thekson Gashi.

Ndërsa Mitreski i uroi Gashit suksese në punën e tij.

“Në mënyrën më demokratike dua të respektoj vullnetin e shumicës së udhëhequr nga OBRM-PDUKM që Afrim Gashi të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe në të njëjtën kohë ta përgëzoj. I uroj suksese në punën e tij dhe Kuvendit në tërësi, përfshirë të gjithë deputetët”, tha Mitreski.

Ndryshe, sot Afrim Gashi me 76 vota “për” u zgjodh kryetar i Kuvendit të RMV-së, si propozim nga deputetët e VLEN dhe OBRM-PDUKM-së. Këto të dy koalicione janë në negociata edhe për formimin e Qeverisë së re të RMV-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...