15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Gashi: Në Deçan do të investojmë mbi 650 mijë euro gjatë këtij viti

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Deçanit. Gjatë kësaj vizite ministri ka inspektuar punimet në sallën e sporteve.

Po ashtu gjatë kësaj vizite, mes MKRS-së dhe Komunës u nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi për financimin e projekteve: “Stadiumi i qytetit – Deçan”, “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Deçan”, “Ndërtimi i fushës sportive në Irzniq – Komuna e Deçanit” dhe “Ndërtimi i fushës sportive në Shaptej – Komuna e Deçanit”.

Për ndërtimin e stadiumit të qytetit Ministria ndan 200 mijë euro, projekt i cili do të realizohet gjatë viteve 2019-2020. Për ndërtimin e qendrës rinore ndan 150 mijë euro, për ndërtimin e fushës sportive Irzniq ndan 100 mijë euro, ndërsa për ndërtimin e fushës sportive Shaptej ndan 50 mijë euro, projekte të cilat do të zbatohen gjatë vitit 2019.

Ministri i Kulturës tha se ashtu si në çdo komunë tjetër, edhe në Deçan po bëhen investime kapitale për përkrahjen e të rinjve dhe sportistëve të kësaj komune. Ai po ashtu tha se bashkë u nënshkruan disa marrëveshje të bashkëfinancimit për disa projekte shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën sportive, ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe të qendrës rinore.

Ndërsa, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur për nënshkrimin e këtyre memorandumeve. Ai falënderoi ministrin për vizitën e tij dhe për përkrahjen financiare që po u jep të rinjve dhe sportistëve të vendit duke thënë se realizimi i projekteve për të cilat u nënshkruan memorandume është shumë e rëndësishme sepse këto objekte do të jenë një ndihmesë shumë e madhe e punës dhe aktiviteteve të të rinjve dhe sportistëve e Deçanit.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...