Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, gjatë ditës së sotme ka vizituar “Lagjen e Trimave” në Prizren.
Gashi, përmes një postimi në facebook ka ndarë disa pamje nga vizita e tij ku u shprehë se në bastionin e PDK-së, përjetuam nga afër masovitetin dhe përkrahjen e qytetarëve për një Kosovë që mundet ma mirë.
Tutje Gashi u shprehë se është i bindur se së bashku më qytetarët do t’ia dalin me 9 shkurt.
“Në Lagjen e Trimave, të shumë betejave dhe fortifikatën e Prizrenit gjatë luftës. Në bastionin e PDK-së, përjetuam nga afër masovitetin dhe përkrahjen e qytetarëve për një Kosovë që mundet ma mirë. I bindur se bashkë do t’ia dalim me 9 shkurt, i ftova të gjithë pa dallim për punë të parreshtur deri në fitore.Shpërndaje si mirënjohje për Lagjen e Trimave (Tusuzi)”, ka shkruar Gashi./Njeshi/