Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se për të përfunduar bllokada në kuvend duhet ose zgjidhje me marrëveshje të drejtë ose zgjedhjet.
Sipas tij zgjedhjet janë mënyra më e drejtë, më legjitime dhe më paqësore.
Gashi ka thënë se Kosova ndodhet në një bllokadë politike që buron nga një pabarazi e thellë “njëra palë ka monopolin e propozimit dhe tjetra ka të drejtën legjitime të votës”.