9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Gati 500 persona dënohen për tentimpuçin në Turqi

Një gjykatë në Ankara ka dënuar 488 persona për shkelje të Kushtetutës, lidhur me përpjekjet e tyre për puç më 2016, kanë njoftuar mediat turke të mërkurën.

Në mesin e të dënuarve, ndaj katër prej tyre është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

Këta ishin në mesin e 500 personave ndaj të cilëve u mbajt seanca gjyqësore të mërkurën, që po ndjek personat të cilin ishin pjesë e tentimit të puçit.

Seanca e së mërkurës ishte një nga më të gjatat, në një proces që ka nisur më 2017.

Në korrik të 2016-s, një pjesë e ushtrisë tentoi të rrëzonte presidentin Recep Tayyip Erdogan. Më shumë se 250 persona u vranë në natën e 15 korrikut. Turqia ka fajësuar klerikun Fethullah Gulen për tentimpuçin.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...