5.9 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

​Gatishmëria për emergjenca, AME hap javën e aktiviteteve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka hapur javën e aktiviteteve, ku janë ekspozuar pajisjet e zjarrfikësve, ekipit të barrierave dhe ekipit për shuarjen e zjarreve malore nga toka.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se misioni i tyre është udhëheqja dhe koordinimi i përpjekjeve shtetërore në parandalim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje në rastet e emergjencave.

“Qëllimi ynë është që të ndikojmë në vetëdijesim dhe ndërgjegjësim, që të jemi afër qytetarëve, të promovojmë rolin dhe rëndësinë e agjencisë, të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të fatkeqësive, e veçanërisht të fokusohemi në parandalimin e tyre”, deklaroi ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...