-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Gaxherri: Thaçi ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë e me Rusinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kundërshtuar planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Gaxherri ka thënë në T7, se Thaçi “ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë, me Rusinë, dhe me Mogherinin në BE”.

Sipas Gaxherrit, Thaçi “po punon çdo ditë” për ta realizuar planin e tij, që sipas saj, do të sillte ndarjen e Kosovës.

Prekja e kufijve, ka vlerësuar Gaxherri, do ta hapte “Kutinë e Pandorës”.

Plani i Thaçit është “rrezik shumë i madh për Kosovën, dhe kjo gjë duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar deputetja e LDK’së. /Njeshi&T7/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...