-1.2 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Gazetat serbe mezi presin të citojnë disa mediume kosovare që raportuan për tërheqjen e Bondstelit!

Mediumet beogradase kanë raportuar rreth ‘kërcënimit’ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth tërheqjes së kampit Bondstel nga Republika e Kosovës.

“Novosti”, “Tanjug”, “Alo” dhe gazeta të afërta me Aleksandër Vuçiqin, kanë cituar disa mediume kosovare (që janë thirrur në burime të tyre) rreth kërkesës direkte të SHBA-së lidhur me heqjen e taksës.

“Prištinski mediji: SAD povlače vojsku sa Kosova ako se ne ispuni ovaj uslov”, është titulli i gazetave beogradase, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, në reagimin zyrtar të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë nuk është specifikuar një gjë e tillë, ndonëse është kërkuar të hiqet taksa 100% për Serbinë dhe Bosnjën.

Reagimi i plotë:

Zëvendësdrejtori i Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, u takuan dje me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e qeverisë së Serbisë. Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”. Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se Dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për tu kthyer në tryezën negociuese. Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnies janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara. Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...