17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Gazmend Agusholli i VV-së fton pejanët: Ejani ta qeverisim Pejën ndershëm

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Dr. Gazmend Agusholli ka shpalosur programin dhe vizionin e tij për Pejën.

Përballë Linda Gjakovës, sipas renditjes dhe orarit të organizuar në ‘RADIO 1’, Gazmend Agusholli ka prezantuar prioritetet e qeverisjes së tij 4 vjeçare, me të cilat po e kërkon besimin qytetarë.

Akuza dhe kritika Agusholli ka drejtuar në adresë të qeverisjes aktuale komunale.

“Pejanët kanë mundësi që bashkë ta bëjmë kthesën nga e diela. Më 17 Tetor, me 15 minuta kohë duke votuar investojmë për qeverisje të ndershme 4 vjeçare. Në numrin 144, jam unë, është Vetëvendosja dhe kandidatët tonë të pastër të listës. Unë thërras duke besuar tek vetëdija e lartë qytetare për të notuar dhe ndëshkuar këtë pushtet. Kur po them këtë pushtet, e kam fjalën, për këtë pushtet i cili ka çu asfallt edhe nëpër oborret e militantëve të vet. Këtë pushtet që nuk i jap bujkut subvencione pa u dhënë mito. Këtë pushtet i cili e ka shkatërruar arsimin pejan. Mos harroni ne po evidentojmë, vetëm në Gjimnazin e Pejës, sot ta kanë stërngraku me regjistrime nxënësish për arsye elektorale e nuk ju vjen turp që arsimtarët dhe profesorët në shkolla tjera i lënë pa nxënës. Pra, nëse qytetarët duan që kjo gjendje të ndryshoi dhe keto dukuri të ndërpriten, mundësia është të dielën. Unë, Gazmend Agusholli jam një prej jush, nuk jam i gjithëdijshëm, por jam ai i cili do bashkëqeverisë me qytetarin.”-tha Agusholli në ‘RADIO 1’.

Tutje Agusholli, në vazhdën e paraqitjes së tij, është ndalur edhe tek, siç ka thënë dëmet dhe shkatërrimin 8 vjeçar që qeverisja aktuale i ka bërë sportit dhe kulturës në Pejë. Agusholli ka ndaluar edhe tek teatri.

“Klubet sportive të Pejës, veç shkoni pyetni privatisht, sepse publikisht kanë frikë të flasin dhe i kuptoi në këtë moment. Nuk ka klub sportiv në Pejë që nuk e kanë imponuar korrupsionin pushtetar. Kjo dihet botërisht. Pyetni qysh? Nuk të ndihmojnë pa marrë përqindje dikush. Staidumin ‘Shahin Haxhiislami’ e shihni vet, e kanë masakruar dhe dallimi është se unë me qeverinë Kurti, ku kam reaguar menjëherë, do ta kryejmë njëherë e mirë. Sportet e reja, klubet e reja, dijeni so do ti subvencioni urgjentisht. Sportet individuale poashtu. Tash po kaloj tek teatri, veç kqyrëni aty. Peja e teatrit dhe artit, sot a e dini çka ka ? ka teatër pa kalendar, ka teatër që ta çon mallin e zyrës së administrates, punëtorët dhe aktorët veç rrijnë. Nuk kanë faj ata. Aty nuk ka kalendar, nuk ka ide, ka veç buzëqeshje. Këto që po i them, i flasin të gjithë aktorët, por nuk guxojnë publikisht se ndëshkohen.”-shtoi Agusholli./Njeshi/

Artikull i Sponsorizuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...