29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Ish-deputeti, Gani Geci  ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin. “LVV dhe PDK janë një brum, janë një brum edhe sa i përket këtyre bisedave me Radoojçiqin ose me pjesën veriore ose edhe me LPK-në sepse e kanë si brum LPK-në,” tha Geci.

Duke shtuar se Kusari është konvertuar nga të gjitha partitë.

“Mimoza Kusari është e konvertuar nga të gjitha partitë rend deri te LVV-ja dhe në vitin 2013 unë kam pasur një konfrontim me Mimozën për përmendoren e Fadil Hoxhes, që në vitin 2013 Mimoza Kusari e ka marrë një vendim që të ngritët përmendorja e Fadil Hoxhes, komunistit Jugosllav,” shtoi Geci.

Më tej Geci ka thënë se “fejesa” mes LVV-së dhe PDK-së e ka gëzuar shumë por se nuk e din sa do të zgjatë ajo. “A martohen mas zgjedhjeve, a s’martohen, unë s’muj me ditë se plot po fejohen e tani po dahen”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...