13.9 C
Pec
E premte, 29 Shtator, 2023

Gënjeshtra publike e zv/Drejtorit të Shkollës ‘Asdreni’ Skender Puka, reagon Raci: Ky duhet me ec në shpi

Opinionisti dhe analisti i mediave kosovare Gazmir Raci ka reaguar ndaj sjelljes së ultë, gjegjësisht gënjeshtrës publike para mediave, të zv/Drejtorit të Shkollës Fillore ‘Asdreni’ në Pejë Skender Puka, i cili brenda një kronike gazetareske, ku trajtohej problematika e rastit të moslejimit të vazhdimit të procesit mësimor në shkollën në fjalë, për një vajzë të mbuluar, gënjen publikisht dhe mundohet ta lajthisë gazetarën e cila po realizonte kronikën, duke u prezantuar para kamerës së pari si punëtor teknik i shkollës, e më pas, i zënë ngushtë nga ekipi gazetaresk, e pranon se është vet ai, zv/Drejtori.

Brenda kronikës Skender Puka, duke tentuar të ik nga përgjegjësia, i thotë gazetës së Drejtoresha dhe Zv/Drejtori nuk ndodhen në objektin shkollor, ndërsa ai është një punëtor teknik. Veprimin, Puka e bënë, i ngushtuar nga rrethanat, meqë gazetarët po kërkonin intervistë nga ai.

Për pak çaste gazetarët, meqë ishin nga Prishtina, bien pre e gënjeshtrës publike të PUkajt duke i besuar se ai është punëtor teknik, siç edhe prezantohet në fillim, e më pas e kuptojnë lajthitjen dhe ja publikojnë brenda kronikës.

Për këtë gjest të Pukës, ka reaguar analisti Gazmir Raci.

‘Me pas kryetar, ky zv/drejtori i shkollës duhet me ec në shpi për gënjeshtrën publike që e bënë ndaj kolegëve gazetarë!’-shkruan mes tjerash Raci.

Reagimi i plotë:

‘Qytetarë të dashur, prindër të fëmijëve të Pejës, fatkeqësisht ky është niveli menaxherial në shkollat e Pejës, i instaluar nga viti 2013, në institucionet e nxënjes së dijes nga komuna!

Fatkeqësisht fëmijët janë nën menaxhimin e individëve të sojit të tillë!

Me pas kryetar, ky zv/drejtori i shkollës duhet me ec në shpi për gënjeshtrën publike që e bënë ndaj kolegëve gazetarë!

Respekt për këtë gazetare sypatrembur!
P.S.
Shikojeni sjelljen dhe gënjeshtrën e këtij zv/drejtori brenda kronikës.’-shkruan analisti Raci.

Ndryshe, kronika ishte realizim nga Insajderi, ku trajtonte problematikën e rastit të moslejimit të vazhdimit të procesit mësimor në shkollën në fjalë, për një vajzë të mbuluar./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...