Ditë më parë në Podujevë u inaugurua shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku morën pjesë krerët e shtetit.
Ajo çfarë ra në sy ishte presidentja Vjosa Osmani, që nuk ia dha dorën ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, për ta përshëndetur.
Gërvalla tha se presidentja nuk kishte kurrfarë arsye që të mos ia jepte dorën, por kjo ndodhi pasi rreshti i njerëzve ishte i gjatë.