26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Gërvalla bashkë me Cameron në Luksemburg

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla këtë takim me Cameron-in e ka realizuar në “Place Guillaume II” pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut me ftesë të Dukës së Madh.

“Së bashku me ​​Ministrin e Jashtëm Britanik, Lord David Cameron në Luksemburg në ‘Place Guillaume II’ pas ceremonisë së Ditës Kombëtare të organizuar nga Duka i Madh”, ka shkruar Gërvalla, në platformën “X”,

Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, Gërvalla e uroi Dukën e Madh për Ditën Kombëtare, duke theksuar “miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...