16.8 C
Pec
E enjte, 16 Maj, 2024

Gërvalla e Peci vizitojnë Leposaviqin: Në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar sot komunën e Leposaviqit.

Në postimin e bërë në Facebook, Gërvalla ka publikuar edhe fotografi gjatë kësaj vizite me Ministrin Peci, derisa ka thënë se këto vise me bukuri të rrallë janë lënë mizorisht prapa me dekada.

“Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Nga Bistrica e Shalës në komunën e Leposaviqit e deri në Boletin.

Bashkë me Ministrin Faton Peci një paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra.

Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...