21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Gërvalla godet BE-në për punën e nënshkrimit: Nuk ka ende marrëveshje me Serbinë

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Portugali ku edhe ka dhënë një intervistë për gazetën “Diario de Noticias”. Ministrja kosovare ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kur është pyetur se a sjell ndryshime të ndjeshme për paqen në Kosovë marrëveshja e arritur, Gërvalla ka thënë se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”.

Kur e ka thënë këtë, Gërvalla ka përmendur insistimin e Kurtit për të nënshkruar marrëveshjen fillimisht më 27 shkurt në Bruksel dhe pastaj më 18 mars në Ohër.

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht. Serbia nuk ishte gati për këtë”, ka thënë Gërvalla.

Por thotë se Serbia s’ishte e gatshme për ta bërë të njëjtën. Sipas Gërvallës Serbia po e vazhdon lojën e vjetër që në momentin kur afrohet nënshkrimi, refuzojnë ta bëjnë.

“Ata thjesht vazhdojnë lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe ndryshme dhe më pas, kur afrohet nënshkrimi, refuzojnë”, ka thënë kryediplomatja kosovare.

Sipas saj është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson një situatë të tillë dhe që s’po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...