15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Gërvalla i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

Kosova ka nisur regjistrimin online të diasporës në kuadër të Procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Kjo për arsye që edhe diaspora si pjesë e pandashme e Kosovës të marrë pjesë në këtë proces i cili do të ndihmojë shumë në zhvillimin dhe hartimin e politikave efikase, të dedikuara për mërgatën, përmirësimin e shërbimeve ndaj mërgatës dhe në planifikimet më të mira për të ardhmen.

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të diasporës që të regjistrojnë veten dhe anëtarët e tyre të familjes, dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për planifikimin e së ardhmes së përbashkët.

“Regjistrimi i të gjithë qytetarëve që janë lindur në Kosovë ose që kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës mund të bëhet përmes formularit online që gjendet në: ediaspora.rks-gov.net”.

Tutja thuhet se Moduli i regjistrimit të diasporës po implementohet në kuadër të platformës eDiaspora, dhe përfshinë iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për mbështetjen e procesit të regjistrimit të pjesëtarëve të Diasporës.

Regjistrimi i Popullsisë realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024, dhe përfshinë një prej proceseve më të rëndësishme zhvillimore për vendin. Diaspora është pjesë integrale e shoqërisë kosovare, andaj pjesëmarrja e çdo pjesëtari të Diasporës është kontribut i drejtpërdrejtë për këtë proces të rëndësishëm për vendin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...