6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Gërvalla lavdëron raportet me Amerikën, kritikon punën e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Derisa ka lavdëruar raportet me Amerikën, Gërvalla ka thënë që s’sheh asnjë sinjal që mund të ketë ndryshime lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, qoftë nga Republikanët apo Demokratët.

Madje sipas saj, miqësia e partneriteti me Amerikën forcohet duke cuar përpara reformat, duke vendosur sundimin e ligjit në cdo cep të Kosovës.
“Nesër zgjedhjet që mbahen në SHBA, qytetarët do të vendosin se kush do të jetë presidenti dhe presidentja e tyre e ardhshme. Neve si Republikë e Kosovës, e cila përbën popullin më proamerikan në Kosovë, edhe një vend për të cilin SHB-të kanë qenë të rëndësishme, para, gjatë dhe pasluftës. Në çështje të zhvillim, pavarësisë dhe forcimit të rolit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Jemi më fat që në SHBA kemi pasur mbështetjen të dy kampeve. Edhe nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës. Prandaj, duke kryer detyrat shtëpisë në Kosovë, duke çuar përpara reformat, duke vendosur sundimin e ligjit në çdo cep të Kosovës, duke luftuar krimin e organizuar, atëherë miqësia dhe partneriteti me Amerikën kështu forcohet. Nuk forcohet me fjalë, as me deklarata, por forcohet me punë konkrete”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkaq, sa i përket emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ministrja vlerësoi që dialogu nën udhëheqjen e tij, s’ka sjellur rezultate e dëshira të premtuara.

“Ndërsa sa i përket dialogut, është e vërtetë siç kemi paralajmëruar, dialogu e udhëhequr nga emisari Miroslav Lajçak, nuk ka sjell rezultatet e dëshira dhe të premtuara. Prandaj që Komisioni i ardhshëm, do të kemi intervistimet e tyre nga ana e PE dhe shpresojmë që të fillojë punë sa më shpejt”, ka shtuar Gërvalla.

Gjatë kësaj konference ajo ka përmendur edhe sulmin në Banjskë vitin e kaluar, duke thënë se gabimisht ky sulm po interpretohet si incident i izoluar dhe jo si përpjekje strategjike për okupim territoresh.

“Javën e kaluar në KS të OKB-së kam theksuar rrezikun e madh që vjen nga një fqinj gjithnjë e më agresiv i yni dhe nga një Rusi gjithnjë e më agresive, që të dyja synojnë destabilizimin e Ballkanit. Këshilli Evropian për marrëdhënie të jashtme ka publikuar kohët e fundit një paralajmërim që thekson se nëse NATO, BE-ja de SHBA-ja nuk ndërmarrin hapa më të vendosur për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve, ekziston rreziku që një konflikt të rikthehet në Ballkan. Ky është paralajmërim serioz për të gjithë ne që na detyron të angazhohemi edhe më shumë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. I referohem sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar i cili gabimisht interpretohet si incident i izoluar dhe jo si përpjekje strategjike për okupim territoresh”, ka shtuar tutje ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...